Kryefaqja Aktualitet OBSH: Koronavirusi, të merret seriozisht çdo masë

OBSH: Koronavirusi, të merret seriozisht çdo masë

0
Shpërndaje

Çdo masë parandaluese ndaj koronavirusit duhet marrë seriozisht dhe fakti që po cilësohet armik publik, bëhet për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtij virusi. Në një intervistë të zgjeruar drejtorit për zyrën e OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzales tregon se si emergjenca shëndetësore po prek edhe ekonominë globale dhe se shkalla e përhapjes së tij vlerësohet më e lartë deri më tani se viruset e tjera. Gonzales sqaron se çdo informacion për një vaksinë të shpejtë ndaj këtij virusi është spekulim dhe se kjo nuk mund të ndodhë brenda këtyre 12 apo 18 muajve në vazhdim.

Koronavirusi i ri po konsiderohet nga të gjithë si një armik publik dhe për shefin se zyrës së OBSH në Tirane ky nuk është ekzagjerim. Çdo zhvillim dhe masë ndaj koronavirusit të ri sipas tij duhet të merret seriozisht.

“Po mësojmë akoma për koronavirusin e ri dhe sigurisht që është një kërcënim për shëndetin publik. Ne mund ta quajmë armik publik si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, dhe për t’I ndërgjegjësuar njerëzit se ky është një kërcënim për shëndetin. Ne duhet ta konsiderojmë seriozisht këtë”.

A po vlerësohet ndikimi i emergjencës shëndetësore të koronavirusit në ekonomi?

“Siç e dini OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore për këtë shqetësim ndërkombëtare dhe kjo kërkon adresimin e disa masave në lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe tregtisë .Deri më tani ne nuk kemi rekomanduar ndonjë kufizim të madh të lëvizjes së lirë të njerëzve, por realiteti është ashtu siç e kemi parë, Kina ka vendosur për vete të bllokojë disa produkte në të gjithë vendin që të parandalojë përhapjen e infeksionit dhe kjo ka qënë e suksesshme. Në mënyrë të paevitueshme kjo ka impakt edhe në mbarë ekonominë globale pasi nëse produktet kineze janë të bllokuara kjo sjell impakt në ekonominë e vendeve të tjera që janë të lidhura me tregtinë e këtyre mallrave.

Ky impakt madje është i matur në të gjithë botën.

Për shembull ne tani në Spanjë kemi një konferencë të madhe ndërkombëtare për telefoninë mobile. Kjo është bërë tashmë një traditë dhe në të marrin pjesë të gjitha kompanitë botërore të telefonisë celurare. Tani mund të shtyhet ose mund të anulohet si konferencë pasi shumë kompani nga shumë vende të botës e kanë anuluar pjesëmarrjen dhe ky është shembulli i qartë se si një kërcënim serioz në shëndetin publik prek ekonominë.

Shefi i OBSH për Shqipërinë Gonzales tërheq vëmendjen se e gjithë kjo situatë nuk ka ardhur nga shkalla e agresivitetit të virusit në vdekshmëri, por nga niveli i përhapjes së tij që vlerësohet të jetë më i shpejtë se viruset e tjera.

“Pasojat nuk janë shumë të larta, në termat e nivelit të vdekshmërisë. Ka infeksione të tjera që kanë një numër më të lartë vdekshmërie. Për shembull, Ebola ka vrarë rreth gjysmën e atyre që janë infektuar, apo Mers, që le të themi është paksa i ngjashëm me këtë virus, vret rreth 30% të të infektuarve. Niveli i vdekshmërisë që ka ky virus është rreth 2%. Niveli i vdekshmërisë i këtij virusi është i ulët, por fakti qëndron tek çështja e përhapjes që është shumë e shpejtë. Ajo që dimë tani është se kemi në Kinë mbi 40 mijë raste, dhe e shohim që transmetimi nga njeriu tek njeriu është i mundur. Prandaj e konsiderojmë këtë me rrezikshmëri të lartë”.

A ka shpresa për një vaksinë tani së shpejti?

“Në këtë rast ne kemi përpjekje të shumta nga shkencëtarët dhe OBSH. Ne kemi një avantazh dhe po përdorim rastet e ngjashme të koronavirusëve si Sarsi, kështu që procesi është përshpejtuar. Por, nuk presim që të kemi një vaksinë deri në 12 apo 18 muaj. Por jo më përpara. Këtë duhet ta kemi në mendje që të mos krijojmë pritshmëri false. Prandaj do të jetë shumë e vështirë që të kemi një vaksinë brenda 1 viti apo 1 viti e gjysmë. Në termat e kurave, gjithashtu shkencëtarët dhe OBSH po kryejnë vazhdimisht kërkime dhe po I bashkojnë ato për të arritur një rezultat. Ne po vlerësojmë se çfarë mund të përdorim. Ka spekulime se ky anti-virus apo një antivirus tjetër është më efektiv, por nuk ka asnjë prove shkencore që e mbështet atë. Ajo që dimë tani është se ne duhet të garantojmë atë që e ne e quajmë trajtim të pjesshëm. Na duhen trajtime si për gripin, ose për probleme në frymëmarrje. Psh, duhet të sigurojmë makineri që ndihmojnë njerëzit të marrin frymë. Nëse ai person nuk arrin të ushqehet, duhet të sigurojmë”.

Raul Gozales vlerëson se vendi ynë po përballet me këtë sfidë si çdo shtet tjetër i Evropës dhe po ndjek rigorozisht rekomandimet e OBSH . Linjat kryesore për të ndihmuar një shtet, janë rritja e kapaciteteve për te identifikuar rastet, kontrollimi dhe parandalimi i sëmundjeve, dhe t’a diagnoztikosh në mënyrë e duhur dhe kjo I është ofruar Shqipërisë.

Burimi:rtsh

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here