OBSH korrigjon vlerësimin e rrezikut të koronavirusit

OBSH ka korrigjuar vlerësimin e saj për kërcënimin e virusit që u shfaq në Kinë, duke e cilësuar atë “të lartë” në nivel ndërkombëtar dhe jo më të moderuar, dhe pranoi se ky ishte një gabim në formulimin e bërë në raportet e saj të mëparshme.

OBSH njoftoi më parë se rreziku ishte shumë i lartë në Kinë, i lartë në nivel rajonal dhe i moderuar në nivelin ndërkombëtar.

“Ishte një gabim në formulim dhe ne e korrigjuam atë”, tha një zëdhënëse e organizatës, me seli në Gjenevë.

“Kjo nuk do të thotë absolutisht që ne kemi ndryshuar vlerësimin tonë për rrezikun, por që ky gabim është përfshirë në raportet e situatës”, shtoi ajo.

OBSH ka lëshuar gjashtë raporte të situatës që nga fillimi i krizës. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus mbërriti në Pekin për bisedime mbi shpërthimin e koronavirusit, konfirmoi zyra e OBSH-së në kryeqytetin kinez.

Tedros pritet të takojë përfaqësues të agjencive qeveritare dhe ekspertë të tjerë, të cilët janë të përfshirë në përpjekjet e menaxhimit të krizave.

Agjencia e shëndetit e OKB-së nuk dha informacione nëse Tedros po planifikon të vizitojë qendrën e shpërthimit në qytetin Wuhan.

Vitin e kaluar, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së vizitoi disa herë zonat e infektuara nga ebola në Kongo.

Burimi: Science Alert

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë