OBSH: Lufta ndaj koronavirusit nuk do jetë e shkurtër

Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali tha sot se “Lufta ndaj koronavirusit nuk do jetë e shkurtër”.

“Është mirë që të fillojmë të përgatitemi për një luftë të gjatë, e cila, nëse i referohemi epidemisë së SARS e cila ishte më pak ngjitëse përfundoi rreth muajve maj-qershor. Koronavirusi është shumë më ngjitës sesa SARS dhe kam përshtypjen se, nëse ne të gjithë do të punojmë së bashku, mund t’i japim fund luftës në muajin korrik. Do të jetë e nevojshme të presim përpara se të kthehemi në jetën normale”, tha Ricciardi.

“Do të duhet të presim të paktën dy javë për të parë një ulje të infeksioneve. Këtë javë ato do të vazhdojnë të rriten, pastaj shpresojmë të stabilizohet, por mbi të gjitha do të shohim që vendet e tjera europiane do të gjenden në situatën në të cilën ndodhet Italia”, u shpreh ai për situatën në Itali.

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi