OBSH: Maskat e bëra në shtëpi duhet të kenë 3 shtresa

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përdorimi i maskave është bërë i domosdoshëm në situatën globale të krijuar nga koronavirusi. Nisur nga kostoja financiare e maskave ditore, shumë kanë zgjedhur t’i bëjnë vetë në shtëpi dhe t’i përdorin disa herë. Por sa efektive janë këto mjete mbrojtëse?

Referuar Organizatës Botërore të Shëndetit, jo çdo maskë që bëhet në shtëpi vlen. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, OBSH tregon se një maskë e bërë në shtëpi duhet të ketë 3 shtresa që të jetë sa më e sigurt në funksionin e saj. Kështu, copa ose shtresa e dytë duhet të shërbejë si filter dhe pjesët e tjera janë praktikisht njëra në kontakt me gojën, hundën dhe tjetra shërben si barrierë mbrojtëse për mikrobet dhe sidomos viruset që vijnë nga jashtë.

Organizata ripërsërit edhe hapat për vënien dhe heqjen e maskës.

Për të vënë maskën duhet të kemi duar të pastra. Gjatë vendosjes së këtij mjeti mbrojtës duhet të shmangim prekjen e saj dhe nëse ajo është e ndotur duhet ta ndërrojmë.

Për të hequr maskën sërish duart duhet të jenë të pastra. Në mungesë të ujit dhe sapunit duhet të dezinfektojmë duart dhe të heqim maskën duke e kapur vetëm tek lidhëset dhe jo tek pjesa tjetër, që praktikisht mund të jetë ndotur gjatë përdorimit. / OBSH

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet