Përshtati në shqip: Blertina Koka
Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën moshën 5 vjeç i atribuohen ndotësve të mjedisit.
Sipas dy raporteve të reja nga Organizata Botërore të Shëndetit, çdo vit, ndotësit e mjedisit – ajri i ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë, uji i pasigurt, tymi nga duhani, mungesa e higjienës etj – marrin jetët e 1.7 milionë fëmijëve nën moshën 5 vjeç.
Raporti i parë zbulon se shkaktarët më kryesorë të vdekjeve të fëmijëve të moshës 1 muajsh deri në 5 vjeç – diarreja, malaria dhe pneumonia – mund të parandalohen duke pakësuar rreziqet mjedisore, si uji dhe ajri i ndotur nga sobat e gazit për gatim.
“Mjedis i ndotur është vdekjeprurës – sidomos për fëmijët”, thotë dr. Margaret Chan, drejtorja e përgjithshme e OBSH-së.
“Organet e tyre që janë duke u zhvilluar, sistemet imunitare, trupat e vegjël dhe rrugët e frymëmarrjes, janë më të ndjeshëm ndaj ajrit dhe ujit të ndotur.
Ekspozimi ndaj ndotësve të dëmshëm mund të fillojë që në mitrën e nënës dhe rrit rrezikun e lindjeve të parakohshme. Përveç kësaj, kur foshnjat dhe fëmijët parashkollorë janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, ata janë më të rrezikuar nga pneumonia në fëmijëri dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si astma. Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe kancerit.
5 shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç lidhen me mjedisin. Një tjetër raport siguron një pamje gjithëpërfshirëse të ndikimit të mjedisit në shëndetin e fëmijëve. Sipas këtij raporti, do vit:
- 570 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, si pneumonia, që shkaktohet nga ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, tymi nga duhani.
- 361 fëmijë të moshës nën 5 vjeç vdesin nga diarreja, si rezultat i ujit jo të pastër dhe higjienës së dobët.
- 270 fëmijë vdesin gjatë muajve të parë të jetës nga gjendje si lindja e parakohshme, që mund të parandalohen nga pakësimi i ndotësve mjedisorë.
Burimi: Who.int / https://shendeti.com.al/


