OBSH: Në të gjithë botën po punohet për 70 vaksina të ndryshme kundër COVID-19

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekipe të ndryshme të shkencëtarëve në mbarë botën janë duke punuar në 70 vaksina të ndryshme për trajtimin e koronavirusit, ndërsa tri prej tyre tashmë kanë hyrë në fazën e testimit në njerëz.

Njëra nga vaksinat që po testohet në njerëz është zhvilluar nga Instituti i Pekinit për Bioteknologji, ndërsa dy të tjerat nga kompanitë amerikane.

Pjesa tjetër e vaksinave, të zhvilluara nga shkencëtarët botërorë, përfshirë ata britanikë, është gjithashtu duke shkuar drejt fazës së testimit në njerëz.

Në Shtetet e Bashkuara, kompania Moderna e mori miratimin për testim muajin e kaluar, ndërsa kompania tjetër, Inovio, mori leje për testim të vaksinës në njerëz javën e kaluar.

Vaksinat e tjera po zhvillohen nga shkencëtarët e universiteteve të ndryshme të botës, përfshirë Universitetin e Osakas në Japoni, Universitetin e Queensland-it në Australi dhe Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Industria e ilaçeve po shpreson që të shkurtohet koha që zakonisht nevojitet që një vaksinë e re të dalë në treg – rreth 10 deri në 15 vjet – në një vit ose një vit e gjysmë.
Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma