OBSH paralajmëron për mungesë të pajisjeve mbrojtëse kundra COVID – 19

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse, si veshjet mjekësore dhe maskat, mund ta lënë stafin mjekësor të pambrojtur ndaj koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Kina gjatë ditëve të fundit ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus që nga 20 janari. Nga rreth 2,000 rastet e reja të raportuara në pjesën tjetër të botës dje, 80% e tyre ishin nga Koreja e Jugut, Irani dhe Italia.

“Mungesat në furnizimin e pajisjeve mbrojtëse janë të rënda dhe po rriten për shkak të grumbullimit të tyre nga persona të caktuar, keqpërdorimi dhe kërkesa e rritur. Çmimet e maskave kirurgjikale, respiratorëve N95 dhe veshjeve mjekësore janë rritur disa fish,”, u shpreh Tedros.

OBSH ka dërguar 500,000 sete mjetesh mbrojtëse në 27 vende, por numri i tyre po ulet shumë shpejt. Sipas Tedros furnizimi me mjete mbrojtëse duhet të rritet me 40%.

“Kjo situatë nuk mund të zgjidhet vetëm nga OBSH, apo vetëm nga industria. Duhet që të gjithë ne së bashku me qeveritë e vendeve të prekura dhe jo vetëm të punojmë së bashku për të siguruar që të gjitha shtetet mund t’i mbrojnë njerëzit që na mbrojnë ne”, tha Tedros.

Burimi: Center for Infectious Disease Research and Policy

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme