OBSH paralajmëron: Varianti vdekjeprurës Omicron nuk duhet të quhet ‘i butë’

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar kundër përshkrimit të variantit Omicron si të butë, duke thënë se po vret njerëz në mbarë botën.

Një paralajmërim i tillë, siç shkruan BBC, vjen edhe pasi studimet e fundit sugjerojnë se Omicron ka më pak të ngjarë t’i sëmurë njerëzit rëndë sesa variantet e mëparshme të Covid-19.

Por numri rekord i njerëzve që preken nga ky variant, i ka vënë sistemet shëndetësore nën presion të madh, tha shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Për shembull, vetëm të hënën, SHBA regjistroi më shumë se një milion raste me Covid-19 në 24 orë.

Dhe OBSH – agjencia e shëndetit e OKB – tha se numri i rasteve globale është rritur me 71% në javën e fundit dhe në Amerikë me 100%.

Siç u tha më tej, midis rasteve të rënda në mbarë botën, 90% ishin të pavaksinuar.

“Ndërsa Omicron duket të jetë më pak i rëndë në krahasim me Delta, veçanërisht në ata të vaksinuar, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i butë”, citohet të ketë thënë Tedros në një konferencë për shtyp të enjten.

“Ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëz në spital dhe po vret njerëz”. “Në fakt, cunami i rasteve është aq i madh dhe i shpejtë, saqë po mposht sistemet shëndetësore në mbarë botën”.

Omicron është shumë ngjitës dhe mund të infektojë njerëzit edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar. Sidoqoftë, vaksinat janë ende thelbësore pasi ato ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda që mund t’ju dërgojnë në spital.

Në komentet e tij të fundit, Dr Tedros përsëriti thirrjet e tij për shpërndarje më të madhe të vaksinave për të ndihmuar vendet më të varfra.
Ai tha se bazuar në përhapjen aktuale të vaksinave, 109 vende nuk do të arrijnë objektivin e OBSH-së që 70% e botës të vaksinohet plotësisht deri në korrik.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal