OBSH: Rreziku që koronavirusi të kthehet në një pandemi është rritur

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë për shtyp se duke qenë se koronavirusi është përhapur në kaq shumë vende, rreziku i një pandemie është bërë shumë i vërtetë.

Por, sipas tij, kjo do të ishte pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohej.

“Gjatë fundjavës kishim 100,000 raste të raportuara të COVID-19 në 100 shtete. Është sigurisht shumë shqetësuese që kaq shumë njerëz dhe shtete janë prekur, kaq shpejt. Tani që koronavirusi është përhapur në kaq shumë vende, rreziku i një pandemie është bërë shumë i vërtetë. Por, kjo do të ishte pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohej.

Thelbësore është: ne nuk jemi në mëshirë të këtij virusi. Avantazhi më i madh që kemi është që vendimet që ne të gjithë marrim, si qeveri, biznese, komunitete, familje dhe individë mund të influencojë trajektoren e kësaj epidemie”, u shpreh Tedros.

Burimi: OBSH

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar