OBSH thirrje: Doza e tretë e vaksinës duhet të jepet vetëm në fund të shtatorit

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë thirrje për pezullimin e dozës së tretë të vaksinës derisa të shpërndahet në mënyrë të drejtë në vendet me të ardhura të ulëta.

“Për shkak të mungesës së vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, 1.5 persona për 100 banorë janë vaksinuar. Pezullimi i dozës së tretë deri në fund të shtatorit do të mundësojë vaksinimin e të paktën 10% të qytetarëve të secilit vend,” tha Tedros Adanom Gebrejesus, drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Ndërsa bota po lufton me variantin delta, një numër në rritje i vendeve po konsiderojnë futjen e një doze të tretë të vaksinës. Ekspertët e bazuan opinionin e tyre në të dhënat që tregojnë se vaksina fillon të humbasë efektivitetin e saj në parandalimin e infeksioneve me kalimin e kohës.

 

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij