OBSH: Vetëm vaksina mund ta ndalë përhapjen e Covid-19

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vetëm një vaksinë efektive kundër koronavisurit, mund ta ndërpresë plotësisht përhapjen e sëmundjes në gjithë botën.

Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë, që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit, nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.

Shefi i OKB-së, tha se “lidhjet globale”, nënkuptojnë se rreziku i ringjalljes së virusit do të mbetet prezent.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin”, tha ai.

Në konferencën për media, Ghebreyesus sërish iu bëri thirrje vendeve të mos nguten me heqjen e kufizimeve të distancës fizike, derisa të vendosen masat e duhura të shëndetit publik.

OBSH-ja vlerëson se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri është 10 herë më vdekjeprurëse sesa pandemia e gripit të derrit të vitit 2009.

Pandemia e virusit H1N1 në vitin 2009, vlerësohet të ketë vrarë rreth 200,000 njerëz në të gjithë botën.

Deri më tani janë shënuar 119,686 viktima dhe 1,920,918 të infektuar nga Covid-19 në të gjithë botë, sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma