Ogerta Manastirliu, bleta punëtore e QSUT-së!

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

“Punët e mira bëhen në heshtje”. Duket se ky është parimi i ndjekur nga Ogerta Manastirliu, e kurorëzuar dje nga kreu i vendit Edi Rama, me çmimin “Administratorja e vitit” në eventin “Bleta e Artë 2015″.

bleta puntoreOgerta Manastriliu, përfaqëson Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në pozicionin e drejtueses së këtij insitucioni. Edhe pse ajo e mban këtë post prej dy vitesh, për shumë njerëz emri i saj nuk është i dëgjuar.

Në shumë skandale që kanë shoqëruar këtë insititucion, drejtoresha në asnjë rast nuk ka dalë që të prononcohet për media, të japë shpjegime, si dhe ka refuzuar në të shumtën e rasteve kërkesat e gazetarëve për intervistë.

Megjithatë pas natës së mbrëmshme, pas çmimit të marrë, mund ta kuptojmë qëndrimin e saj. Duhet të besojmë se Manastirliu ka patur në fokus, administrimin e këtij institucioni dhe jo fjalët.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025