Ogerta Manastirliu emërohet ministre e re e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë për katër vitet e ardhshme i është besuar një femre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi sot qeverinë e re për mandatin e dytë të qeverisjes. Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Rama ka vendosur të emërojë Ogerta Manastirliun, post të cilën ajo e mbajti për gati 3 muaj pas shkarkimit të ish-ministrit Ilir Beqaj.

Pas Anila Godos,  Ogerta Manastirliu do të jetë e dyta ministre Shëndetësie, që nga koha e krijimit.

Pas 3 vitesh në krye të QSUT-së, figura e saj u vlerësua për të zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Manastirliu mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis. Më herët, ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është diplomuar dhe ka marrë titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017,  Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga marsi 2017 deri në maj 2017 Manastirliu ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni