OKB fillon nismën globale kundër keqinformimit mbi Covid-19

Kombet e Bashkuara filluan sot një iniciativë globale kundër keqinformimit të lidhur me koronavirusin e ri, duke përhapur përmbajtje të besueshme dhe të saktë me ndihmën e një rrjeti vullnetarësh.

Nisma, e quajtur “Verified “, inkurajon njerëzit në mbarë botën të bëhen vullnetarë të informacionit për të shkëmbyer përmbajtje të vërtetuar përmes rrjeteve sociale.

“Informacioni do të jetë i përqendruar në shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, si edhe do të përfshijë përmbajtje shpresëdhënëse, kontributet e refugjatëve dhe migrantëve, duke e bërë çështjen një bashkëpunim global”, sipas kryetares së Komunikimeve Globale të OKB-së, Melissa Fleming.

Gjithashtu, fushata do të promovojë paketat e rimëkëmbjes që luftojnë krizën e klimës dhe adresojnë varfërinë, pabarazinë dhe urinë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet