OKB prezanton planin 97 mln $ për rimëkëmbjen e COVID-19 në Shqipëri

Gazetare: Klevisa GJIKA

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen e pasojave të COVID-19 në vendin tonë.

Për këtë çështje është hartuar një plan i posaçëm me program të detajuar për 12-18 muajt që vijnë. Buxheti i vënë në dispozicion është 97,393,880 dollarë. Qëllimi i këtij plani është mbrotja e nevojave dhe të drejtave të njerëzve, sidomos pas ndikimit të koronavirusit dhe multidimensionalitetit të problemeve që SARS COV-2 S solli.

5 shtyllat që janë menduar të ndiqen në mbështetje të Qeverisë Shqiptare janë:

  1. Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
  2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
  3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
  4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
  5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

Burimi: United Nations Albania

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus