Onkologjik/ Mungojnë medikamentet për sëmundjet tumorale

Krahas vështirësive për të shkuar në spital për shkak të epidemisë së coronavirusit, pacientët me sëmundje tumorale në Shqipëri përballen dhe me mungesën e medikamenteve.

Prej muajsh, në spitalin Onkologjik mungon Goserelina, medikament i detyrueshëm për këta pacientë. Si pasojë, pacientët detyrohen ta blejnë privatisht në farmaci, me një çmim të kripur.

Doza e nevojshme për një muaj e Goserelinës, kushton 9900 lekë të reja, ndërsa doza 3 mujore, kushton 32500 lekë, shifër e konsiderueshme për pacientët shqiptarë.

Drejtoresha e spitalit onkologjik, Silvana Çeliku, e shpjegon mungesën e ilaçeve me faktin se shteti ka buxhet të kufizuar.

“Në një shtet të vogël, me një buxhet të vogël, shpeshherë mund të kemi mungesa. Shpeshherë ka pasur mungesa për medikamentet e shtrenjta”, thotë znj. Çeliku.

Sipas saj, vështirësitë për të pasur medikamentet janë shtuar edhe për shkak të periudhës së kryerjes së tenderëve

“Ndoshta kjo periudhë përkon me kryerjen e tenderëve, ose ndoshta kufizimi i lëvizjeve”, thotë ajo.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kufizuar tenderët e tjera, madje me një buxhet më të lartë se zakonisht dhe për këtë arsye tenderët e denoncuar si sekretë për situatën e pandemisë të zhvilluar po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme/ EURONEWS ALBANIA

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet