Onkologjiku, akselerator linear për trajtimin e tumoreve

QSUT 6-kateFalë një kredie prej 2 mln euro të qeverisë austriake pacientët te Onkologjiku tashmë do të trajtohen me akselerator linear, që është teknologjia më e avancuar në trajtimin e tumoreve.

Drafti për ratifikimin e marrëveshjes është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e PD-së kanë kërkuar që të normohet përdorimi i tyre.

Minstri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka konsideruar të drejtë shqetësimin e opozitës dhe ka deklaruar se ata kanë marrë hapa konkretë në këët drejtim.

Ministri Beqaj ka shpjeguar se me paratë e buxhetit të shtetit do të ndërtohet bunkeri ku do të strehohet aparatura që falë saj do të përfitojnë rreth 1500 pacientë. Kjo marrëveshje kredie, e cila duhet paguhet për 15.5 vjet, është votuar në unanim nga të gjithë anëtarët e komisionit të ekonomisë/ Esmeralda Keta

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim