Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet 12-vjeçari me probleme në tru (Video)

mentor-petrela

Një ndërhyrje e rrallë është realizuar nga mjekët e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë. Një pacient 12-vjecar, që vuante nga aneurizma në tru ( zgjerimi i arteries), është shpëtuar falë një ndërhyrje kirurgjikale të realizuar në QSUT. Duke qenë se ishte një ndërhyrje shumë e rrallë në botë, ajo u krye falë një bashkëpunimi midis mjekëve shqiptarë dhe një grup mjekësh të ardhur nga Zvicra.

Kjo lloj klinike, sipas dr. Mentor Petrelës, ka vdekshmëri të lartë pasi ka të bëjë me një mbyllje e një aneurizmi të gjerë në tru,ose arterie gjaku të zgjeruar, me rrezik të lartë për hemorragji.

Pas operacionit, dr. Mentor Petrela, duke e cilësuar rastin me vdekshmëri shumë të lartë në botë, ka garantuar shmangien përfundimtare të hemorragjisë në tru tek pacienti.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak