Kryefaqja Aktualitet Operacion i rrallë në Spitalin e Durrësit, shpëtohet 45-vjeçarja me tumor

Operacion i rrallë në Spitalin e Durrësit, shpëtohet 45-vjeçarja me tumor

0
Shpërndaje

Një ndërhyrje e rrallë dhe tepër e vështirë është kryer nga mjekët e Spitalit të Durrësit, të cilët i kanë shpëtuar jetën një 45-vjeçareje që ishte diagnostikuar me tumor malinjë në gojë. Operacioni është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Prej orës 08:00 të së hënës deri pas orës 17:00, ekipi i kirurgëve maksilofacialë të spitalit të qytetit bregdetar ka punuar në sallën e operacionit nën drejtimin e profesor Emeka Kenke, shef i repartit kirurgjikal të spitalit të Vjenës në Austri.florika-beqiri

Mjeku gjerman, i specializuar në këtë fushë dje pohoi për “Gazeta Shqiptare” se ky ishte një rast i rrezikshëm dhe kompleks, por ekipi kirurgjikal kishte organizuar të gjithë punën për kryerjen e ndërhyrjes tek pacientja, pas konsultave që ishin kryer paraprakisht.

“Unë kam qenë edhe herë të tjera në spitalin e Durrësit, ku kam operuar pacientë të tjerë, por ky rast ishte ndryshe. Përveç operacionit në gojë, duhej të kryhej edhe transplanti në fytyrë. Ishte tumor agresiv malinj, ku u bë një transplant i një grafti vaskularizues i marrë nga shpatulla dhe u vendos në dyshemenë e gojës e në qafë. Jam i kënaqur nga bashkëpunimi me mjekët e spitalit të Durrësit dhe gjendja e pacientes në këtë moment është mirë. Ne kemi hequr të gjithë masën kanceroze së bashku me rrënjën. Tani presim trajtimet e mëtejshme me radioterapi të pacientes”, tha Kenke.

Ndërkohë, mësohet ky operacion i madh kishte 5 operacione të tjera brenda, që nisi me hapjen e laringut, pastrimin e qafës nga metastazat malinje, marrja e lempos nga shpatulla (materialit zëvendësues), lidhja e materialit me rrjetin vaskular të qafës dhe rikonstruksionin e fytyrës e të gojës.

Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, 45-vjeçarja Florika Beqiri kishte shkuar në disa spitale jo vetëm shtetërore, por edhe private. Mjekët në spitalet shtetërore nuk e kishin marrë përsipër ta operonin, ndërsa në spitalet private i kishin thënë se operacioni do të kryhej duke marrë mjekë nga jashtë, por vlera e operacionit shkonte në disa dhjetëra mijëra euro, shumë kjo e papërballueshme nga familja e saj. Endri Shehu, mjeku neurokirurg, tha: “Në spitalin e Durrësit u krye gjithçka falas. Gruaja, nënë e dy vajzave këmbënguli dhe u besoi jetën e saj mjekëve të spitalit të Durrësit, të cilët bënë të pamundurën. Operacioni është kryer me kosto zero”. Prej momentit që u diagnostikua me kacer, 45-vjeçarja durrsake pati mbështetjen e dy vajzave të saj dhe të bashkëshortit.

Burimi: Gazeta Shqiptare / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here