Operacionet plastike që kanë shkuar tmerrësisht keq

Andressa Urach

Andressa-Urah-683x1024

Modelja e famshme iu nënshtrua një operacioni plastik për të fryrë kofshët dhe vithet. Por pas operacionit muskujt e saj filluan të kalbeshin dhe gati i kushtuan jetën, pasi hidroxheli iu absorbua në trup dhe filloi t’i shkaktonte dëme.

Donatella Versace

Donatella

Versaçes i ka kushtuar shumë operacioni plastik i buzëve. Nuk flasim këtu për shifrat monetare, por për disproporcionin e buzëve të reja me fytyrën e saj. Përveç kësaj, Versaçes i është dëmtuar shumë lëkura për shkak të trajtimeve të shumta lazer.

Alessandra Ambrosio

Alessandra

Ëngjëlli i “Victoria Secret” ka bërë operacion plastik veshët. Ajo gjeti një mjek në qytetin e saj brazilian, i cili kishte bërë vetëm një operacion përpara saj. Megjithëse kirurgë të tjerë i kanë ofruar që t’i rirregullojnë veshët, ajo shprehet se s’do bëjë kurrë më një operacion plastik.

Tara Reid

Tara-Reid

E njohur për rolin e saj në filmin “American Pie”, Tara Reid ka bërë implant të gjirit dhe liposuction në vitin 2004. Ajo shprehet se prej asaj kohe i është shkatërruar trupi dhe i duhej t’i nënshtrohej një tjetër operacioni plastik për të rregulluar kirurgjinë e mëparshme.

La Toya Jackson

La toya

La Toya dhe Michael Jackson kishin dashuri për të njëjtin kirurg plastik. Ajo iu nënshtrua kirurgjisë plastike në mjekër dhe hundë. Me kalimin e kohës fytyra filloi t’i prishej dhe dukej si mos më keq!

Tori Spelling

tori

Tori ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave dhe për fat të keq në kontekstin negativ. Torit i shkoi keq operacioni i gjoksit, pasi të dy gjinjtë nuk ishin më në proporcion të njëjtë.

Farrah Abraham

Farrah

Farrah ka bërë operacion plastik gjoksin dhe buzët. Procedura plastike për buzët i shkaktoi reaksion alergjik dhe i bëri një dëm të konsiderueshëm në fytyrë. Operacioni i hundës dhe mjekrës i ka shkuar keq gjithashtu.

Renee Zellweger

Renee

Renee ka bërë botoks për të hequr shtresën e lëkurës nga kapaku i sipërm i syrit. Pamja e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike, por jo për mirë.

Mickey Rourke

Mickey

Mickey ka bërë një sërë operacionesh plastike për rindërtimin e fytyrës, hundës, faqes dhe transplantin e flokëve. Por, asgjë si ka shkuar siç duhet.

Janice Dickinson

Janice

Janice ka bërë një sërë operacionesh për të hequr një pjesë të stomakut, injeksione kolagjeni në fytyrë etj.

Amanda Lepore

Life Ball 2014

 

Transformimi i saj përfshin shumë operacione plastike duke filluar nga gjoksi, vithet, botoks fytyre, hundë, madje ka hequr dhe brinjë për t’iu dukur beli më i hollë. Për shkak të operacioneve të shumta plastike, ajo vuajti nga një sërë sëmundjesh.

Jocelyn Wildenstein

jocelyn-wildenstein

Ajo është emëruar si “gruaja mace” sepse iu nënshtrua operacioneve plastike që të dukej si e tillë. Që nga vitet ’70 – 2010 ajo ka vendosur t’i nënshtrohet një sërë operacionesh të tjera plastike për të zbutur pamjen e saj.

Dolly Parton

Dolly

Operacionet e saj janë të shumta duke përfshirë: heqjen e dhjamit, zvogëlimin e ballit, hundën, botoks në fytyrë etj. Dolly është një tjetër nga të famshmet fatkeqe në kirurgjinë plastike. Ajo është e njohur si Mbretëresha e Kirurgjive Plastike.

Carrot Top

Carrot

Komediani muskuloz ka bërë një sërë operacionesh plastike për të përmirësuar fytyrën e tij, por s’është përmirësuar aspak. Sipas njerëzve, ai tashmë duket si kloun.

Pamela Anderson

pamela-anderson_breast-augmentation_antesydespues.com.ar

Pamela është një tjetër e famshme që i është nënshtruar një numri të madh operacionesh plastike: në hundë, mollëza, gjoks etj. Gjoksi i ka marrë një pamje më të gjerë dhe është dukshëm në disporporcion me trupin e saj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet