Optika Roma: Të kujdesemi për shëndetin e syve të fëmijës cilësisht

Korrigjimi i defekteve të syrit të fëmijës kërkon cilësi dhe profesionalizëm. Optika Roma, teknologji e fundit gjermane, shërbim profesional, markat më të njohura, çmim ekonomik.

Të gjithë ata që paraqiten pranë dyqaneve të Optika Roma me kuponin e shkëputur nga gazeta “Shëndet+” do të përfitojnë 10 % ulje në të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo qendër optike.

Optika Roma1

Bisedoi: Elona Tereziu

“Atë që nuk e zgjidhin të tjerët, e bëjmë ne”! Nuk është slogani, por puna e një prej qendrave optike më të mira në Shqipëri. Bëhet fjalë për Optika Roma, e vetmja qendër optike e specializuar në fushën e Okulistikës dhe Optometrisë që mund të gjeni në Tiranë.

Me një gamë të gjerë shërbimesh për problemet e shikimit dhe syrit, Optika Roma sjell teknologjinë më të fundit gjermane, si dhe markat më të njohura botërore në Shqipëri. Një rëndësi të veçantë (kjo falë dhe specializimit) Optika Roma i kushton fëmijëve, ku mund të gjeni shërbimet më të mira, xhamat më cilësorë dhe më të veçantë, pa harruar dhe çmimin mjaft ekonomik.

Ardian Nejrhana, specialist në Optika Roma, flet lidhur me problemet e shikimit pikërisht në këtë kategori, fëmijët, ku tregon se sa e rëndësishme është bërja e kontrollit të syve, sidomos me fillimin e shkollës.

Doktor, cilët janë disa nga defektet kryesore tek fëmijët që mund të korrigjojë fusha e optikës?

Tek fëmijët ekzistojnë shumë lloje defektesh. Disa janë që nga lindja (të trashëguara ose jo), por ka dhe defekte të tjera që formohen ose krijohen gjatë jetës. Një ndër defektet më problematike që në trajtojmë në fushën e optikës është arritja e mprehtësisë së shikimit me ambliopi totale ose ampliopi të pjesshme të syrit. ( ampliopi – kur syri nuk ka cilësinë dhe sasinë e duhur të të parit, sy dembel).

Në këtë rast është e domosdoshme të bëhet korrigjimi sa më herët që të jetë e mundur, në mënyrë që syri të zhvillohet dhe të arrijë aftësinë e ndjeshmërisë që ka një sy normal. Korrigjimet tek fëmijët ne i kemi prioritet. Për këtë kategori ne kemi xhama special, që janë prodhuar veçanërisht për skelet të vogël dhe nga ana estetike janë ekstremisht të bukur. Duke vendosur këto xhama, syzja duket më elegante, më e hollë dhe më e prezantueshme për fëmijët.

Një defekt tjetër është ampliopia parciale e njërit sy ose të dy syve. Në këtë rast, duke qenë se njëri sy është i mirë dhe tjetri është dembel, kemi diferenca të mëdha numri nga një sy në tjetrin, ku njëri sy është i pazhvilluar për arsye të ndryshme të obstrabizmit, mos përqendrimit apo sëmundjeve të tjera. Këtë rast ne e trajtojmë duke bërë korrigjime të veçanta me xhama dixhital, që bëhen me prodhim special dhe  të dizenjuara sipas rastit në fjalë. Syri arrin ta pranojë këtë xham dhe fuqizohet më kohën. Ekzistojnë edhe raste të tjera, ku kemi të bëjmë me paaftësi të të parit qartë nga larg ose nga afër, dhe këtu kemi të bëjmë më hipermetropi infatike ose miopinfatike. Përveç kësaj, kemi dhe rastet e asimpatisteve të mëdhenj, që kohët e fundit shprehen dukshëm tek fëmijët. Fatmirësisht, të gjitha këto raste korrigjohen nga fusha e optikës, ku, në bashkëpunimin tonë me firmat më të mira botërore, ne arrijmë të gjejmë zgjidhje për çdo problem.

Kur është mosha më e përshtatshme për të filluar kontrolli i syve tek fëmijët?

Optika, si një sistem paramjekësorë, është në gjendje të korrigjojë defektet e fëmijëve që në momentin që ata fillojnë e reagojnë (flasin, shquajnë germa, pozicione, drejtime). Kryesisht mosha fillestare që ne mund të bëjmë një kontroll, përveç rasteve ku fëmijët kanë shenja të dukshme dhe kuptohet që ka diçka që nuk shkon, është mosha 3-4 vjeç. Në këtë moshë dhe korrigjimi jonë bëhet më i mirë, pasi fëmija është në gjendje të komunikojë në lidhje me atë çka e pengon pamjen e tij.

Meqenëse jemi në prag të fillimit të shkollës, sa e rëndësishëm është bërja e një kontrolli për fëmijët?

E mira është që të gjithë të bëjnë një kontroll të syve tek fëmijët. Jo vetëm atëherë kur fëmija ka treguar shenja apo dyshohet për to, por qoftë edhe kontroll rutinë, pasi ka shenja që janë të dukshme, por ka dhe shenja të padukshme, që vështirë se një prind mund t’i dallojë me sy të lirë. Me fillimin e shkollës, një kontroll i tillë bëhet akoma më i nevojshëm.

Dhe në fund, për të gjithë ata që duan ta njohin më mirë Optika Roma. Çfarë e diferencon atë nga të tjerët?

Optika Roma është një optikë profesionale e cila zgjidh çdo lloj problem që ekziston në fushën e optikës. Ne themi, atë që nuk e zgjidhin dot të tjerët, hajde ta bëjmë ne. Tek ne gjendet çdo gjë që ekziston në optikat më të mira botërore. Flitet për teknologjinë e fundit gjermane dhe cilësinë më të mirë, duke filluar që nga kontrolli deri tek aplikimi, prodhimi i syzeve dhe trajtimi i xhamit. Këtu gjenden  markat më të mira botërore në xhamat optikë, sigurisht pa harruar dhe pjesën e kontrollit që është e një cilësie shumë të lartë për ne.

Të gjithë ata që paraqiten pranë dyqaneve të Optika Roma me kuponin e shkëputur nga gazeta “Shëndet+”, do të përfitojnë 10 % ulje në të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo qendër optike.

Adresa 1: Kristal Center (kati 0 përballë Conad) tek Komuna e Parisit.

Adresa 2: Rruga “Hoxha Tahsim”, 103, Tiranë.

Tel: 0662042659

E-mail: optika.roma@yahoo.com

Facebook: Optika Roma Tiranë

Të gjithë ata që paraqiten pranë dyqaneve të Optika Roma me kuponin e shkëputur nga gazeta “Shëndet+” do të përfitojnë 10% ulje në të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo qendër optike.

Optika Roma

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin