Ora “Apple”, me program shëndetësor për të rënë nga pesha

Apple ka nxjerrë tashmë një orë të re. Një mënyrë për të qenë të shëndetshëm dhe në formë. Sepse fitnesi nuk nënkupton vetëm vrapimin, biçikletën apo të qenët në palestër. Ajo nënkupton edhe të qenët aktivë gjatë gjithë ditës. Ora “Apple” mat të Applegjitha lëvizjet tuaja, si ecjen me qenin, ngjitjen e shkallëve ose lojën me fëmijët. Madje mban shënim edhe kur jeni në këmbë dhe ju inkurajon që të lëvizni. Sepse çdo gjë ka rëndësi.

Programi i “aktivitetit” siguron një panoramë të thjeshtë duke ju treguar gjithçka keni nevojë të dini. Rrethi i Qëndrimit tregon sa kohë keni qëndruar në këmbë para se të uleni. Rrethi i lëvizjes tregon sa kalori keni harxhuar. Rrethi i ushtrimeve tregon se sa minuta aktivitet keni kryer. Qëllimi? Realizoni një rreth të plotë çdo ditë. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të bini nga pesha duke lëvizur më shumë.

Gjithashtu është edhe programi lidhur me ushtrimet për zemrën, i cili tregon se çfarë keni arritur të realizoni në aktivitetet tuaja. Dhe meqë ora “Apple” është kundër ujit, mund ta përdorni atë gjithnjë, edhe kur po djersisni apo në shi.

Ora “Apple” ka dhe një program i cili mat rrahjet tuaja të zemrës përmes sensorëve, si dhe gjithë lëvizjet e tuaja duke përllogaritë kaloritë që keni djegur gjatë gjithë ditës. Ajo numër të gjitha llojet e lëvizjeve fizike, nga qëndrimi i thjeshtë në këmbë, ecja brenda në zyra apo vrapi për të kapur autobusin.

Tek “Apple” do të gjeni edhe GPS, duke ju dhënë mundësinë për të matur lëvizjet që keni bërë, si: ecjen, vrapimin dhe çiklizmin./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet