Orari më i përshtatshëm për të ngrënë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Duket  si një gjë shumë e thjeshtë por, në fakt, të ngrënit është një proces gjatë të cilit duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, pasi, një gabim i vogël që ne bëjmë, mund të shkaktojë probleme në shëndetin tonë. Kur vjen puna tek të ushqyerit, është shumë e rëndësishme të dihet se cili është orari më i përshtatshëm për të konsumuar secilin vakt.orar per te ngrene

Duke qenë se ne shpeshherë nuk konsumojmë  vaktin e mëngjesit për shkak të nxitimit për të shkuar në shkollë ose në punë, drekën mund ta konsumojmë shumë vonë për shkak të ngarkesës në punë, dhe darkën gjithashtu mund ta konsumojmë shumë vonë. Gjithë kjo parregullsi dhe mos koordinim oraresh nuk bën gjë tjetër veçse dëmton shëndetin tonë. Sipas hulumtuesve shkencorë, ja cilat janë oraret më të përshtatshme për të konsumuar secilin vakt :

Mëngjesi:

  • Konsumojeni 30 minuta pasi jeni zgjuar.
  • Koha ideale për të ngrënë mëngjes është ora 7.
  • Mos hani mëngjes pas orës 10.
  • Sigurohuni që të hani një mëngjes të pasur në proteina.

Dreka

  • Koha ideale për të ngrënë drekë është ora 12:45.
  • Dreka duhet të konsumohet 4 orë pas konsumimit të mëngjesit.
  • Mos hani drekë pas orës 4.

Darka

  • Koha ideale për të konsumuar darkë është para orës 7.
  • Darka duhet të konsumohet 3 orë para se të shkoni për të fjetur.
  • Mos hani darkë pas orës 10.
  • Ngrënia e darkës pak para se të flini ndikon në gjumin që do të bëni.

Burimi: THE TIMES OF INDIA / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj