Orët e shumta duke parë televizor ju marrin vite nga jeta

duke pare TVSipas një studimi britanik, slogani ishte “televizori vret”, ai shkurton jetën me 22 minuta për çdo orë që ju kaloni para ekranit të televizorit. Ky përfundim ka ardhur duke parë rezultatet e një studimi që ka filluar që nga viti 2011.

Njerëzit shikojnë televizor ulur dhe që këtu fillon dëmi që i shkakton shëndetit sepse qëndroni pasiv dhe harroni aktivitetin fizik. Por studimi tregon se efektet negative të televizorit lidhen edhe me mbipeshën dhe sëmundjet e tjera që prekin shtyllën kurrizore dhe trurin.

Hulumtuesit u shprehën se njerëzit që shikonin rreth 6 orë në ditë televizor kishin gjasa të shkurtonin jetëgjatësinë e tyre.

Një zëdhëndës i “Shoqatës Mjekësore Britanike të zemrës” ka thënë se “shumë prej nesh bëjmë aktivitete për të ndërgjegjësuar njerëzit për të mos pirë duhan sepse e dimë sa e rrezikshme është kjo për shëndetin, por ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndërgjegjësojmë njerëzit se edhe televizori ka pasoja shumë negative në shëndet”.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi