Organizata Youth4Society implementon seminarin: Teatri i të shtypurit përmes Lentes Multimediale

Organizata Shqiptare Youth4Society implementon me sukses Seminarin  mbi ndarjen e praktikave dhe eksperiencave më të mira midis punonjësve me të rinjtë dhe liderëve të rinj në përfshirjen sociale dhe edukimin e të drejtave të njeriut. – Teatri i të shtypurve përmes Lentes Multimediale.

  • Aktiviteti i tretë i projektit “Teatri i  të shtypurve përmes Lentes  Multimediale”  me organizatë drejtuese, organizaten Shqiptare YOUTH4SOCIETY,  u mbajt me sukses në shtator  në datat 10-16, në Durrës Shqipëri ku çdo organizatë dërgoi 3 pjesëmarrës, 3 lehtësuesit / reporter (UK, Shqipëria dhe Italia).
    Seminari u fokusua në diskutimin e mjeteve të ndryshme të përdorura në punën e të rinjve në nivel ndërkombëtar dhe lokal. Një vend i veçantë iu kushtua përdorimit të mjeteve krijuese së bashku dhe ndikimit të tyre në punën me të rinjtë (multimedia dhe teatër). Si edhe, realitetet e ndryshme të të rinjve me më pak mundësi, analizat e sfidave dhe problemeve, ndarja e shembujve më të mirë dhe dhënien e rekomandimeve  për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së punës rinore, rrjeteve dhe ndikimin e politikave ishin pjesë e programit.
    Gjithashtu gjatë seminarit u planifikuan  dhe hartuan aktivitetet  për ta bërë projektin të qëndrueshëm përtej periudhës së implementimit .

Metodologjia e përdorur përfshinë metodat e komunikimit (bashkëveprim, dialogun, diskutimet e hapura), metodat e aktivitetit (shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe eksperimentimi), metodologjitë (partneritetet, puna ne ekip, networking) dhe metodat e vetë-drejtimit (kreativiteti, zbulim , përgjegjësi, veprim). Pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në të mësuarit në çdo fazë të projektit. Të gjithë pjesëmarrësve  iu kërkua të paraqesin realitetet kulturore në vendet e tyre dhe t’I prezantojnë ato gjatë work-shopeve te ndryshëm.

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës