Organizohet Forumi i Tretë Ndërkombëtar mbi Ekonominë Krijuese

Forumi, ekonomia krijuese2

Instituti Adriapol, në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti organizojnë Forumin e Tretë Ndërkombëtar Ekonomia Kreative me tematikë “Të ndërtosh një Rajon Krijues”, në datat 20 dhe 21 maj 2016.

Forumi synon të ndërtojë një platformë unike dhe interaktive për diskutime dhe debate sfiduese, duke mbledhur së bashku një shumëllojshmëri të institucioneve publike dhe të pavarura, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Forumi, ekonomia krijuese1

Kjo nismë ngre baza bashkëpunimi efektiv në disa drejtime: si fillim, synon të vërë në praktikë ide inovative nga teknologjitë e reja të artit, dizajnit, dhe teknikave të planifikimit për zhvillimin e rajonit në të ardhmen dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian; synon të zgjerojë partneritetet për programe të reja rajonale, krijimin e vetëdijes publike për ekonominë krijuese; synon të mbështesë nisma krijuese dhe të sigurojë promovimin e tyre; brandimin e qyteteve apo rajonit; të nxisë për zhvillimin e qyteteve krijuese etj.

Pjesëmarrja e politikëbërësve nga vendi, rajoni dhe më gjerë dhe aktorëve të rëndësishëm të “Ekonomive Krijuese” nga rajoni dhe bota do të hedhin themelet për iniciativa dhe bashkëpunime të mëtejshme.

Forumi, ekonomia krijuese

Gjatë forumit dyditor do të diskutohen këto tematika:

  • Ekonomia Krijuese
  • Vende Krijuese
  • Njerëz Krijues
  • Qendër Krijuese

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim