Orgazma e vonuar te meshkujt, ja shkaqet fizike dhe psikologjike

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku androlog Evin Dani

Ejakulacioni i vonuar mund të jetë pasojë e sëmundjeve kronike, kirurgjive dhe mjekimit që merrni. Ose mund të shkaktohet nga abuzimi me substancat ose nga shqetësimet e shëndetit mendor, si depresioni, antkhi apo stresi. Në shumë raste, ejakulacioni i vonuar vjen si pasojë e kombinimit të shqetësimeve psikologjike dhe fizike.

rreth seksitShkaqet fizike të ejakulacionit të vonuar përfshijnë:

  • Disa defekte të caktuara të lindjes që prekin sistemin riprodhues të mashkullit
  • Dëmtimet e nervave pelvikë që kontrollojnë orgazmën
  • Infeksione të caktuara, si infeksionet e traktit urinar
  • Kirurgjia e prostatës, si: TURP-i (sonda) apo heqja e prostatës
  • Sëmundjet neurologjike, si: diabeti, dëmtimi i nervave të shtyllës kurrizore apo goditjet në tru
  • Problemet hormonale, si: hipotiroidizmi (nivel i ulët i hormonit të tiroides) dhe hipogonadizmi (nivel i ulët i testosteronit)
  • Ejakulacioni i prapëm, një gjendje në të cilën sperma shkon mbrapsht në fshikëz dhe nuk del nga penisi.

Shkaqet psikologjike të ejakulacionit të vonuar përfshijnë:

  • Depresionin, ankthin apo gjendje të tjera mendore
  • Probleme me lidhjen për shkak të stresit, komunikimit të dobët në çift apo shqetësimeve të tjera
  • Antkh për performancën
  • Vlerësim i dobët për trupin e vet
  • Tabutë fetare apo kulturore
  • Diferencat mes seksit real me partneren dhe fantazive seksuale.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme