Origjina e Covid/ Kina do analizojë 200,000 kampionë gjaku në Wuhan

Kina po përgatitet të testojë dhjetëra mijëra mostra të bankave të gjakut të ruajtura nga qyteti Wuhan si pjesë e një hetimi për origjinën e Covid-19, tha një zyrtar kinez për CCN.

Kjo lëvizje vjen në mes të thirrjeve në rritje për transparencë për shfaqjen e virusit.

Kina po përgatit ekzaminimin e deri në 200,000 mostra, përfshirë ato nga muajt e fundit të vitit 2019, të cilat u përcaktuan në shkurt të këtij viti nga paneli i hetuesve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si një burim i mundshëm i informacionit kryesor që mund të ndihmojë në përcaktimin se kur dhe ku virusi kaloi për herë të parë te njerëzit.

Mostrat mbahen në Qendrën e Gjakut Wuhan dhe mendohet të sigurojnë inde të një pjese të madhe të popullsisë në qytetin kinez, ku SARS-CoV-2 mendohet se u shfaq fillimisht.

Mostrat e bankës së gjakut janë mbajtur për dy vjet, kanë thënë zyrtarët kinezë, në rast se ato nevojiten si dëshmi në çdo padi që lidhet me dhurimet e gjakut.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet