Osteoporoza, sëmundja e grave që po vret burrat

Edhe burrat sëmuren nga osteoporoza? “Janë këto fjalët e shumë burrave përballë diagnozës, të hutuar, të habitur, me turp dhe madje edhe pak të poshtëruar”, thotë Maria Luisa Brandi, endokrinologe e Universitetit të Fierences dhe presidente e FIRMO-s, Fondacionit Italian të Kërkimeve mbi Kockat Rafaella Becagli.

osteoporozaOsteoporoza është një sëmundje e gjykuar gabimisht si “problem i grave”, ndaj këtë vit Dita Botërore e Osteoporozës, në këtë 20 tetor, do t’i dedikohet e gjitha brishtësisë së kockave mashkullore. Kjo si rrjedhojë e të dhënave të fundit që tregojnë se sot burri është seksi i dobët kur bëhet fjalë për shëndetin e kockave: një e treta e rasteve të thyerjes së kockave të legenit ndodh te meshkujt dhe në shumicën e herëve osteoporoza mashkullore është më e rëndë, aq sa vdekshmëria një vit pas frakturës është me 37%, dyfishi i vdekshmërisë së grave. (Marrë nga Corriere Della Sera)

***

Por ç’është osteoporoza?

Osteoporoza është një patologji në të cilën dendësia dhe cilësia e kockave pakësohen duke dobësuar kështu skeletin kockor të trupit të njeriut dhe duke rritur mundësinë që ato të thyhen më lehtë.

Frakturat më të shpeshta ndodhin në kyçin e dorës, në artikulacionin koksofemoral (ngofje), në kockat e bacinit, të supit dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore.

Në këto të fundit, trupat e vertebrave humbasin lartësinë dhe pacienti fillon të kërruset dhe të shkurtohet gjatësia e trupit.

Osteoporoza dhe frakturat që lidhen me të mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin dhe mund të përbëjnë një shkak serioz të sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë.

Gjithashtu, shpesh shoqërohet me dhimbje, invaliditet kronik dhe humbje të pavarësisë personale.

Zakonisht nuk shfaqet me shenja klinike. Në shumicën e rasteve zbulohet pas një frakture që ndodh nga një aksident i vogël ose një rrëzimi në tokë.

Shfaqet shumë shpesh te gratë, kryesisht pas menopauzës, por mund të shfaqet dhe te burrat.

Çdo vit, në datën 20 tetor është Dita Ndërkombetare e Osteoporozës. Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës (IOF) këtë vit i ka dhënë rëndësi sensibilizimit të popullatës rreth osteoporozës së burrave. Osteoporoza e burrave nuk është mit. Një në tre gra dhe një në pesë burra mbi moshën 50 vjeç pësojnë thyerje kockore.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj