Pacientët me Parkinson, pa ilaçe. MSH: Kompania ishte gati të çrregjistronte barin

Denisa Canameti

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit duket se nuk kanë mundur ta marrin medikamentin Madopar, për shkak se mungon në treg. Kjo mungesë është denoncuar në rrjete sociale nga një qytetar që shkruan se prej dy muaj ilaçi “Madopar” mungon në çdo farmaci dhe të sëmurën me Parkinson janë në rrezik për jetën.

Qëllimi kryesor i trajtimit medikamentoz të sëmundjes së Parkinsonit është kontrollimi për kohë sa më të gjatë i simptomave, shtyrja për kohë sa më të gjatë e shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes dhe evitimi i efekteve anësore të barnave.

Madopar, me rimbursim

Madopar është medikament në rimbursim, kostoja e të cilit për tu blerë nga vetë pacientët është relativisht e lartë.

Mjekët e familjes: Pati mungesë, prej javës së kaluar e kemi dhënë

Mjekët e familjes konfirmojnë që për një periudhë kohe nuk e kanë dhënë medikamentin Madopar. Të pyetur nga Shëndet plus, për mungesën e këtij medikamenti dhe se si veprojnë në rastet kur një medikament nuk është në treg, përgjigjen:

“Nuk ka patur Madopar. Nuk kemi lëshuar receta për medikament. Kur nuk ka? Themi që nuk ka. Nuk shkruajmë dot receta. Sidomos kur është alternativë e vetme se nuk ka ku ta marrë dhe farmacia që ta rimbursojë”, shprehen mjekët.

Ministria e Shëndetësisë: Problem çmimi, e kemi zgjidhur

Të kontaktuar nga gazeta, burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë shprehen se janë në dijeni të kësaj mungese, por që është zgjidhur. “Po, jemi vënë në dijeni që ka patur një problem me medikamentin Madopar. Ministri i Shëndetësisë pasi u njoh me problematikën e mungesës së barit Madopar në treg, të përcjellë ditën e premte, më datë 14.07.2017 nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, urdhëroi ngritjen e një grupi pune për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemit.

Mungesa e barit në treg vinte pasi Komisioni i Çmimeve të Barnave kishte vendosur ndryshimin (rritjen) e çmimit por ky ndryshim nuk ishte pasqyruar në të njëjtën kohë në listën e barnave të rimbursuara nëpërmjet një VKM qe duhej ta kishte dërguar për miratim Ministrinë detyrë në kohën e ndryshimit të çmimit.

Ditën e martë me datë 18 Korrik 2017, Ministri i Shëndetësisë ka firmosur dhe dërguar për miratim në Kryeministri vendimin për reflektimin e ndryshimit të çmimit të barit Madopar në listën e barnave të rimbursuara.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave me daten 19.07.2017.

Kjo nënkupton që nuk ka asnjë pengesë që bari Madopartë gjendet në tregun farmaceutik./shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide