Pagjumësia më e theksuar tek gratë, si të gjeni zgjidhje

Gjumë i paktë mund të çojë në probleme shëndetësore, që nga lehtësia për t’u ftohur apo për të shtuar në peshë, tek rreziku për sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Për shëndet më të mirë, të rriturit duhet të flenë 7-9 orë çdo ditë. Por më shumë se 60% e grave nuk e bëjnë një gjë të tillë duke fjetur shumë pak.

Por çfarë mund të bëni për një gjumë të mirë?

Krijoni një një hapësirë komode: dhoma juaj duhet të jetë e dedikuar për gjumë dhe intimitet. Mos mbani televizor, kompjuter, tablet, laptopë apo gjëra të tjera në atë hapësirë.

Dremisni vetëm nëse është e nevojshme: të dremisësh një orë a dy në kulmin e pasdites mund të zëvendësojnë orët e humbura gjatë natës. Por dremitjet gjithashtu ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të fjetur gjatë natës dhe çorientojnë oraret e gjumit.

Shmangni kafetinën pasdite, kini kujdes me alkoolin: kafeina qëndron në trupin tuaj për 12 orë. Alkooli vepron si qetësues por gjithashtu e pengon gjumin.

Ushtrohuni rregullisht, por jo më vonë se tre orë para gjumit. Ushtrimet veprojnë si nxitës afatshkurtër.

Vini synime afatgjata: kini parasysh se nëse ju për vite me radhë nuk keni fjetur mjaftueshëm, duhet pak kohë që të rikuperoni humbjet. Planifikoni një pushim me një program të thjeshtë dhe me pak detyrime (jo një tur nëpër muzetë e Evropës apo ndonjë dasmë). Pastaj hiqeni alarmin dhe flini çdo natë deri kur të zgjoheni vetë natyrshëm. Në fillim mund të flini edhe 12 orë apo më shumë; në fund do të keni energjitë e duhura që do ju bëjnë të zgjoheni të freskët.

Shmangni rinisjen e një cikli tjetër: përpiquni të shkoni në krevat dhe të çoheni çdo ditë në të njëjtën orë, të paktën gjatë javës. Nëse është e nevojshme, përdorini fundjavat për të rikuperuar gjumin e humbur.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale