Pagjumësia, problemet që i shkakton shëndetit

Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është për trupat e tyre të fjeturit mirë. Gjatë gjumit, trupi ripërtërihet. Pa gjumë të mirë dhe cilësor mund të vihet në rrezik shëndeti. Gjumi i keq mund të sjellë shumë probleme shëndetësore. Një gjumë jo i mirë do të ndikojë trupin dhe mendjen.

Lumturi merkuri

Lumturi Mërkuri

Nëse nuk flihet apo nuk bëhet një gjumë cilësor kjo mund të çojë në:

  • dobësim të sistemit imunitar,
  • funksionim jo të rregullt të sistemit nervor
  • ulje të nivelit të hormoneve
  • ulje të humorit
  • ulje të përqendrimit
  • humbje të kujtesës
  • si dhe i pasojave të lidhura me të gjitha më lart

Mungesa e gjumit do të fillojë të ndikojë në aktivitetin e përditshëm të individit, çon drejt të qenit i përgjumur dhe nervoz. Shpeshherë pagjumësia të bën të prirur për aksidente të ndryshme.

Ka shumë shkaqe për gjumë të trazuar – dhomë gjumi shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë, set gjumi (dyshek-jorgan-jastëk-çaçaf) të papërshtatshëm, drita e fortë, zhurma makine, afashe të nxehtë të menopauzës, kafe ekspres para gjumit, fëmija i sapolindur që të zgjon disa herë natën, fqinjë të pandjeshëm etj.

Megjithatë, shkaqet e çrregullimeve të gjumit (vështirësi për të të zënë gjumi, gjumë i ndërprerë, zgjim natën dhe vështirësi për të fjetur përsëri) nuk janë gjithmonë aq të qarta.

Një pjesë e mirë e çrregullimeve të gjumit janë të lidhura pikërisht me stilin e jetesës dhe që ne kemi mundësi për të pasur ndikim në to.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim