Pak gjumë në vegjëli, probleme me seksin si i rritur

fle gjume femijeFëmijët nuk duhen qortuar kurrë nëse flenë shumë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Pensilvanisë dhe i publikuar në revistën Science (Shkencë), orët e gjata të gjumit kur je i ri janë thelbësore për zhvillimin e duhur të trurit dhe kanë ndikim të madh në aftësinë për t’u riprodhuar në të ardhmen. Studimi deri tani ka përfshirë vetëm mushkonjat e frutave, por sipas grupit të studimit nuk ka dyshime: problemet e gjumit kur je i ri ndikojnë në dy aspekte thelbësore të jetës së rritur: “ngacmimin” dhe “çiftëzimin”.

Mushkonjat e reja flenë më shumë se ato të rriturat, një sjellje që përsëritet në gjithë botën e kafshëve, shpjegojnë studiuesit. Njerëzit e vegjël, minjtë e mushkonjat flenë të gjithë shumë. Por çfarë ndodh kur të vegjlit nuk flenë mirë? Studiuesit kanë zbuluar se kjo sjell probleme kur rritesh pasi nuk di të “ngacmosh” partnerin dhe si rrjedhojë nuk arrin të bashkohesh me një të tillë. Tashmë e gjithë çështja është të kuptohet se si këto rezultate mund të shtrihen edhe tek njerëzit.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën