“Pamje horror në Maternitetin e Lezhës”, deputeti denoncon kushtet skandaloze

Blertina Koka, gazeta “Shëndet+”

3

“Pamje horror brenda maternitetit të Lezhës”. Kështu i ka cilësuar deputeti Eduart Ndocaj kushtet e këtij materniteti në të cilin ka shkuar personalisht dhe ka fotografuar gjithçka. Ndocaj vë në dukje se në maternitet mungon sistemi i ngrohjes, shtretër për pacientët, uji, ilaçet, aparaturat, uniformat e stafit mjekësor.

6

  1. Nuk ka asnjë sistem ngrohje në korridoret dhe dhomat e pacienteve. Pacientet kanë blerë me lekët e tyre ngrohëse. Duken qartë edhe në foto.
  2. Katër shtretër me pacientë në një dhomë të vogël. Siç e shikoni edhe në foto, për shkak të krevatit të katërt nuk mbyllet as dera.
  3. Ka raste që mungon uji në salla.
  4. Banjat janë të gjitha të amortizuara. Jashtë çdo standardi higjienik të pranueshëm.
  5. Dyshekët janë skandalozë, me vite pa larë dhe ndërruar, me vrima sikur të jenë gjuajtur me kallashnikov. Madje edhe tek salla e lindjes, në vendin ku ngrohet fëmija, siç e shikoni edhe ne foto, nuk ka fare dyshekë, por dy sfungjere që janë të papranueshëm.
  6. Mungesë e ilaçeve. Ato më të rëndësishmet nuk ekzistojnë në spitale dhe pacientët duhet t’i blejnë privatisht jashtë. Për shembull, Oksitonica mungon vazhdimisht dhe thuajse gjithmonë.
  7. Mungojnë aparaturat e matjes së tensionit, monitori i monitorimit të jetësisë.

P.S. Ishin bërë investime të rëndësishme. Në dhomën ku lahen fëmija e konkretisht aty ku është bërë video e larjes së fëmijës në lavaman, pas skandalit është blerë një kove dhe një kanaçe. Po ashtu me paratë e tyre mjekët dhe infermiret kanë blerë një hekur për hekurosje.

P.S. Uniformat e mjekëve mungojnë ose janë cilësi skandaloze.

7

Deputeti Ndocaj kohë më parë e ka refuzuar aktivitetin parlamentar duke e konsideruar si humbje kohe, si spektakël turpi. Sipas tij, në atë Parlament vetëm problemet e qytetarëve nuk mbrohen e nuk përfaqësohen.

4 5 2

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet