Pamje nga urgjenca e QSUT: Si “përplasen” pacientët nga barela në krevat

Denisa Canameti / ‘Shëndet+’

urgjence

Duket se kaosi që shkakton mosrespektimi i rregullit “Një i afërm për çdo pacient” nuk është vetëm për faj të pacientëve. Nga fotot e mbërritura në redaksinë e “Shëndet +” denoncohet fakti që për transferimin e një pacienti nga barela në krevat duhet ndihma e familjarëve, sanitarëve, infermierëve si dhe rojës së spitalit. Stafi i trajnuar për ta bërë këtë punë nuk duket askund.

Fotot gjithashtu vijnë të shoqëruar me një koment i cili thotë:

“Përpos shumë problemeve që ka shëndetësia, transferimi i pacientit mund të jetë më i parëndësishëm. Por,  në të vërtetë, edhe transferimi i pacientit me ambulancë apo nga barela në krevat, si ky rast, ka rëndësi jo vetëm për sigurinë e pacientit, që mund të dëmtohet ose bie në tokë gjatë këtij transferim,i por rriskon nga dëmtimet  personelin shëndetësor.

Mjeku dhe infermierja vendosin në risk shëndetin e tyre dhe këtë e bëjnë sepse nuk kane alternative tjetër. Drejtoria e spitalit QSUT, si spitali më me fluks në vend, nuk e shikon të përshtatshëm ekipin që duhet të jetë i trajnuar për transferimin e pacientit.

 Sikur kjo është problematika më e madhe. Shëndetësia ka mungesa nga A në ZH. Dhe Beqaj mendon për koncesionin e radhës, jo për kujdesin cilësor ndaj pacientit, duke bërë reformë reale dhe jo pseudoreformë koncesionale në shëndetësi” mbyllet komenti./ https://shendeti.com.al/

urgjence1

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi