Panariti: Në kërkim të arritjes së sigurisë ushqimore

“Ushqim i sigurtë, shëndet i i garantuar”. Ky ishte slogani i Konferencës së Parë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me temë “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore, Sfidë për të Ardhmen”, i mbajtur sot në Tiranë.

Foto Konferenca e AKU, Ministri Panariti1Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, i cili duke falënderuar pjesëmarrësit, deklaroi se “AKU ka në filozofinë e vet bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me të gjithë aktorët dhe faktorët që lidhen me sigurinë ushqimore në Shqipëri”.

Duke folur për aktivitetet e AKU-t dhe përpjekjet që lidhen me sigurinë ushqimore, Bakaj deklaroi se “AKU ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionet  akademike dhe shkencore, me qëllim  sigurimin e programeve të përbashkëta, shkëmbim përvoje, zhvillim institucional, si dhe aktivitete të tjera me interesa reciproke”.

Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, tha se “përqasja jonë e re është që të ndërtojmë një sistem që mbështetet te gjurmushmëria, parandalimi, në mënyrë që të arrijmë sigurinë e duhur ushqimore. Sistemi vertikal ka avantazhe, pasi kontrolli fillon që në arë, në fermë, në stallë etj. Gjithashtu, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe dhe të veçantë edhe ndërgjegjësimit të konsumatorit. Ndërkohë, reforma e shërbimit veterinar është pjesë e  reformës integrale dhe nuk mund t’i lejojmë vetes të punojmë me standardet e viteve të mëparshme, si ato të 1987-s. Standardet e reja që duhet të adoptojmë janë ato të Bashkimit Evropian, ndaj shumë shpejt do të paraqesim nivelet maksimale të ndotjes në produktet shqiptare, një kodeks ushqimor. Por do t’u japim kohë bizneseve dhe sipërmarrjeve për të ndërtuar infrastrukturën e duhur. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të përshkallëzuar. Kur koha skadon, ose do të adoptojnë ato standarde, ose do dalin jashtë tregut”, deklaroi ministri.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim