Pandemia ndikon në shëndetin mendor/ Rriten kërkesat për ndihmë nga psikologu

Pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve. Të rinjtë janë ata që kanë hasur më shumë vështirësi në përballimin e kësaj sëmundje. Në muajin mars të vitit 2020, është dyfishuar numri i kërkesave për ndihmë.

“Gjatë pandemisë kemi pasur kërkesa 50% më shumë se në periudhën më herët. problematikat më të shpeshta që kanë kërkuar ndihmë ka qenë ankthi, frikrat, dhuna në familje, vetëvrasjet tek të rinjtë dhe paniku. kryesor i vdekjeve të të rinjve 15-29 vjeç,  ka qenë depresioni dhe vetëvrasja”, shprehet Vera Remskar, drejtore e një prej platformave ku ofrohet ndihmë.

Sipas të dhënave përafërsisht që nga viti 2013 e deri më 2019, në vit janë kryer mbi 210 vetëvrasje.

Meshkujt janë ata që kanë përqindjen më të lartë të personave që kryejnë vetëvrasje. Problemet e shëndetit mendor janë shkaktarët kryesorë. Por cilat janë shenjat e para të shfaqjes së kësaj sëmundje dhe si mund ta trajtojmë atë?

“Nëse ka ndryshime të sjelljes, ndryshime të rutinës, të gjumit, zakonit të të ngrënit, nëse është më i izoluar i tërhequr”, tregon Blerta Budinaku, psikoterapiste.

Të kërkuarit ndihmë vazhdon të jetë një problem. Paragjykimi është faktori kryesor që njerëzit hezitojnë të kërkojnë ndihmë./ Euronews

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës