Pandemia ndryshoi pozitivisht disa sjellje!

Në mesin e shumë sjelljeve që kanë ndryshuar për shkak të pandemisë është edhe mënyra se si ne ushqehemi. Shumë zakone nuk janë më të njëjta. Këto sjellje kanë ndryshuar për mirë, dhe mbetet në dorën tonë nëse do t’i vijojmë edhe pas përfundimit të koronavirusit.

Hulumtimet kanë treguar që 30% -35% e familjeve konsumojnë nga një deri në dy vakte së bashku. Por ky studim vlen për kohën para pandemisë. Tashmë familjet po kalojnë më shumë kohë së bashku. Studimet kanë zbuluar se konsumimi i vakteve së bashku me familjen, informon dritare.net, ndihmon fëmijët në rritjen e vetëbesimit dhe ul rrezikun për t’u prekur nga depresioni.

Mungesa e mishit, ka sjellë që njerëzit të kthehen më shumë të produktet me bazë bimore. Frika që ka sjellë virusi , ka bërë që njerëzit janë më të kujdesshëm për produktet që zgjedhin të konsumojnë.

Gjithkush po blen produkte vendasve. Zinxhiri i furnizimit me shpërthimin e pandemisë u shkëput, duke bërë që njerëzit të kthenin sytë te prodhimi vendas. Njerëzit po mbështesin gjithnjë e më shumë bizneset e vogla, dyqanet e lagjeve, apo tregtarët e vegjël./Dritare.net

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve