Panxhari i kuq, ushqimi që “zëvendëson” gjakun

pangjar 2

Blerina Bombaj

Dietologe klinike

Mund të cilësohet si zëvendësues i gjakut në sajë të vetive që ka. Panxhari i kuq në sajë të një proteine dhe sheqerit që përmban mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë për gjakun, për shkak të ngjashmërisë që ka me hemoglobinën, proteinën e rruazave të kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në të gjithë trupin.

Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i publikuar nga BBC, i një grupi shkencëtarësh suedezë të drejtuar nga Nelida Leiva e Universitetit të Lund.

Ekspertët zbuluan se te bima që përdoret për nxjerrjen e sheqerit ndodhet një sasi e madhe në versionin vegjetal të hemoglobinës, shumë e ngjashme me hemoglobinën njerëzore. Ekspertët zbuluan te panxhari i sheqerit këtë “hemoglobinë vegjetale” dhe mendojnë që brenda tre viteve të mund ta zhvillojnë në formë të tillë që të përputhet me gjakun njerëzor dhe të mos ketë efekte. Ky testim do të kryhet fillimisht tek derrat dhe më tej do aplikohet tek njerëzit, për të parë se si e zëvendëson hemoglobinën.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?