Paracetamol për gripin? Nuk ka asnjë efekt

Paracetamoli është një ndër ilaçet që përdoret më shumë nga konsumatorët. Shërben si qetësues, por lidhur me gripin studimi më i ri tregon se paracetamoli nuk ka asnjë dobi.

Në kundërshtim me këshillat zyrtare të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, medikamenti popullor nuk zvogëlon as ethet dhe as simptoma të tjera, si dhimbje të kokës apo dhe dhimbje të tjera.

paracetamol 1Studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim të rëndësishëm në temperaturën e trupit në mes të personave që ishin me temperaturë 40 dhe që iu dha paracetamol për pesë ditë dhe të tjerëve me temperaturë 40 që u ishin dhënë pilula imitacion (efekti placebo).

Dr. Tim Ballard, zëvendëskryetar i Kolegjit Mbretëror, u shpreh: “Ky është vetëm një studim, mund të jenë shumë të tjerë që sugjerojnë se paracetamoli është një medikament shumë efektiv në lehtësimin e dhimbjes dhe kontrollin e etheve të pacientëve tanë. Megjithatë, kjo është diçka që duhet parë me interes dhe do të jetë veçanërisht interesante për të parë një studim të ngjashëm duke kërkuar trajtimin tek fëmijët, ku efekti placebo është më i vështirë.”

Kërkuesit pranuan se studimi i tyre mund të ketë diçka që ia ul saktësinë. Për shkak të protokolleve të sigurisë, të gjithë vullnetarëve iu dha ilaçi kundër gripit “Tamiflu”, i cili mund të ketë ulur aftësinë e tyre për të dalluar diferencën mes dy grupeve.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka/ Marrë nga DailyMail

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?