Parandaloni diabetin duke ngrënë bishtajore çdo ditë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Bishtajoret mund të ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, tregon një studim i ri. Shkencëtarët thonë se duke ngrënë thjerrëza, fasule dhe bizele mund të ulet rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 35%.

Edhe pse është folur edhe më parë se këto produkte mund të ofrojnë mbrojtje kundër diabetit të tipit 2, ky është studimi i parë që konfirmon këtë lidhje.

Hulumtuesit shkencorë nga ‘Universitat Rovrira Virgli’s Human Nutrition Unit’ në Spanjë, analizuan të dhënat përfundimtare të studimit  PREDIMED (Parandalimi Paraprak i Sëmundjeve Kardiovaskulare me Ditën Mesdhetare).

Ata u fokusuan tek bishtajoret si fasulet, bizelet dhe disa lloje farash, dhe bënë një testim duke zëvendësuar ushqimet e pasura me proteina dhe karbohidrate me bishtajore, për të parë efektin e tyre në zhvillimin e sëmundjes.

Ekipi analizoi mbi 3300 pjesëmarrës me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, por pa diabet në fillim të studimit PREDIMED.

Pas një monitorimi 4-vjeçar, rezultatet zbuluan se, krahasuar me individët me konsum të ulët të bishtajoreve, ata me konsum të lartë ishin 35% më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Konsumi i ulët përfshin .15 racione në javë, ndërsa konsumi i lartë ishte 3.35 racione në javë.

Përveç kësaj, grupi i dytë kishte gjithashtu 33% më pak rrezik për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Bishtajoret janë të pasura me vitamina B dhe minerale si kalcium, magnez dhe kalium. Ato cilësohen ndryshe si ushqim me indeks të ulët glicemik, që do të thotë se nivelet e glukozës në gjak rriten ngadalë vetëm pas konsumit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm