Parandaloni sëmundjet e stinës së dimrit që në simptomat e para (kurë natyrale)

Stina e dimrit shpesh vjen me viroza të ndryshme, si grip apo të ftohura. Për t’i menjanuar këto viroza, ne do t’ju paraqesim një kurë natyrale mjaft efektive. Ja disa nga përfitimet e kësaj kure:

  • Mbron kundra sëmundjeve të ndryshme
  • Ka veti anti-bakteriale
  • Ka veti anti-inflamatore
  • Nuk dëmton florën e zorrëve
  • Përmirëson proçesin e tretjes së ushqimit
  • Rrit aktivitetin e baktereve të mira në zorrë

kure per gripPërbërësit: 100 gr mjaltë i papërpunuar, një lugë gjelle pluhur shafrani Indie.

Përgatitja dhe përdorimi: vendosni shafranin e Indisë sëbashku me mjaltin në një tas qelqi. Perziejni mirë të dy përbërësit. Për të kuruar gripin apo të ftohurën, veproni si më poshtë sa më shpejt që të vëreni simptomat e para:

Dita 1: ½ lugë çaji nga ilaçi natyral  në çdo orë deri në orën 6 pasdite

Dita 2 : ½ lugë çaji nga ilaçi në çdo 2 orë deri në 6 pasdite

Dita 3: ½ lugë çaji çdo tetë orë

Shënim! Konsultohuni me mjekun para se të filloni këtë kurë natyrale, veçanërisht nëse jeni duke u kuruar me medikamente. Ju duhet të shmangni përdorimin e shafranit të Indisë nëse vuani nga sëmundjet e tëmthit sepse mund të shkaktojë kontraktime të muskujve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit