Pas denoncimit, Ornelës i sigurohen ilaçet

Denisa Canameti / “Shëndet+”

Ornela Dervishit i janë siguruar më në fund medikamentet për kimioterapinë. Ajo është paraqitur sot pranë shërbimit të onkologjisë për të bërë seancën e radhës të kimios. Mjekët i kanë thënë që seanca këtë herë do të bëhet e plotë, pasi medikamentet gjenden në pavion.Ornela2

Rasti i Ornela Dervishit, vajzës 22-vjeçare me kancer, u bë i njohur për të gjitha mediat nga shoqata “Together for Life”. Mungesat e medikamenteve, blerja e tyre në farmaci me kosto shumë të shtrenjtë, dhe mosrealizimi i kimiove në kohë janë realiteti me të cilën është përballur vajza e familjes Dervishi prej muajsh. Rasti i saj u denoncua nga shoqata “Together for Life”. Kjo shoqatë përcolli zërin e familjarëve në të gjitha dyert e institucioneve, si dhe raportoi në media “makthin” me të cilën po jeton kjo familje.

Pas denoncimit të bërë nga shoqata “Together for Life”, babai i Ornelës, Mysreti, ishte i ftuar dje në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku rrëfeu gjithë historinë e vajzës së tij. Bashkë me të ishte e ftuar edhe gazetarja e “Shëndet+”, Denisa Canameti, e cila ka prej disa muajsh që merret me investigimin e rastit të Ornelës dhe të shumë të sëmurëve të tjerë me kancer.

Babai i Ornelës foli për pamundësinë ekonomike për t’i blerë medikamentet jashtë, për shkak të kostos së lartë që ata kanë. Ndërgjegjen e tij e rëndon pamundësia për t’i ofruar vajzës çdo mundësi që mesa duket “vetëm mund të blihet”.https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025