Pas denoncimit të Pro Pacientit, reagon QSUT/ Instrumente të reja kirurgjikale për urgjencën

Para disa ditësh, redaksia e “Pro Pacientit” ka denoncuar faktin se instrumentet apo veglat kirurgjikale për mjekim të plagëve të ndryshme, në shërbimin e urgjencës kirurgjikale, janë vegla të para shumë viteve. Që edhe pse sterilizohen akoma në një autoklavë të vjetër nuk janë sterile dhe kanë zënë një shtresë ndryshku duke rrezikuar jo mjekimin e plagëve por përkundrazi infektimin e tyre.

Duket se ky denoncim nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Ditën e hënë në këtë shërbim janë sjellë instrumente të reja kirurgjikale (shiko foton).

Denoncimi i Pro Pacientit më datë, 12 shtator 2017

Instrumentet kirurgjikale që nuk ofrojnë sigurinë maksimale të sterilizimit, provokojnë përhapjen tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore dhe cenojnë sigurinë e jetës së pacientëve.

Partneriteti me privatin për të administruar shërbimin e sterilizimit në spitale(qershor 2016), u tha se do të sillte një përmirësim të ndjeshëm duke ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimit në kirurgji. Ky program, sipas kryeministrit Edi Rama, në perspektivën e afërt (fjalë e mbajtur në qershor 2016) do të shtrihej në të gjitha qytetet e vendit, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet maksimale të sterilizimit.

Vetë profesionistët e shëndetit (kryesisht kirurgë), të pyetur disa muaj më vonë, u shprehën të kënaqur nga ky program që sipas tyre vërtet ka ulur përqindjen e infeksioneve spitalore dhe ka rritur sigurinë brenda sallës së operacionit.

Megjithatë, ka midis tyre edhe të pakënaqur. Në redaksinë e “Pro Pacientit” kanë mbërritur disa foto denoncuese nga shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale.

“Mirëmbrëma. Po ju përcjellim një shqetësim që është jo vetëm nga ne por besoj dhe nga shumë pacientë që vetëm halli dhe nevoja i çon në spital. Në urgjencën e re të kirurgjisë në QSUT edhe pse e propagandojnë si një spital i ri dhe me një shërbim të mirë në fakt është e kundërta. Vetëm fasada e jashtme është kështu. Realiteti brenda ndryshon. Shërbehet akoma me shtretër të vjetër të përdorur para shumë viteve në urgjencën e vjetër. Po ashtu edhe instrumenet apo veglat kirurgjikale për mjekim të plagëve të ndryshme janë akoma veglat e para shumë viteve. Që edhe pse sterilizohen akoma në një autoklavë të vjetër nuk janë sterile dhe kanë zënë një shtresë ndryshku duke rrezikuar jo mjekimin e plagëve por përkundrazi infektimin e tyre. Ky është autoklavi me të cilin sterilizohen veglat në urgjencë (shiko foton). I gjithë problemi është që tenderi i sterilizimit të veglave kirurgjikale përfshinte dhe urgjencën jo vetëm sallat e operacioneve ndërkohë në urgjencë as vegla të reja nuk sollën as autoklavë, as asgjë.

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën