Pas denoncimit të shoqatës “Together for life”, aksione dhe arrestime për kontrabandën e ilaçeve

shoqata

Pas denoncimeve të vazhdueshme të Shoqatës “Together for life” lidhur me ilaçet kontrabandë, ka filluar edhe aksioni nga ana e policisë për arrestimin e personave përgjegjës. Sot, forcat e policisë kanë arrestuar dy persona të cilët kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme ilaçesh.

Shoqata “Together for life” i ka nisur investigimet për ilaçet kontrabandë prej katër muajsh. Ajo gjithashtu ka vënë në dijeni të gjitha institucionet shëndetësore shtetërore lidhur me kontrabandën e ilaçeve dhe efektet fatale të saj tek pacientët.

Në daljen e fundit publike, më 8 mars, përfaqësuesit e shoqatës“Together for life”  dhe të afërm të pacientëve me kancer denoncuan para kamerave kontrabandën e ilaçeve dhe përdorimin e tyre në spitalet shtetërore.

Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e kompanisë farmaceutike “Omega Farma”  në kuadër të operacionit “Vitamina”. Shtetasi me inicialet F.Ç., banues në Tiranë, akuzohet për kalim të mallrave kontrabandë dhe se ka shmangur detyrimet tatimore deri në shumën 40 milionë lekë

Për të realizuar këtë mosdeklarim, ai është ndihmuar nga agjenti doganor me inicialet M.B., i cili është vënë në pranga me akuzën shpërdorim detyre.

Shoqata “Together for life” do të vazhdojë investigimet lidhur me abuzimin që bëhet me ilacet kontrabandë që shiten nëpër farmaci, ndërkohë që duhen siguruar nga vetë spitalet. “Together for Life” do të jetë zëri i pacientëve drejt institucioneve shëndetësore./ https://shendeti.com.al/

Denoncimet e shoqatës “Together for Life”, lexoni:

SKANDALI: Ilaçet pa pullë në onkologjik rrezikojnë jetën e pacientëve

SKANDALI: Shërbimi i hematologjisë, ilaçet futen kontrabandë, në rrezik jeta e pacientëve

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni