Pas dhunimit të mjekes reagon Urdhri i Mjekut: Të enjten, grevë 1-orëshe

Urdhri i mjekut ka bërë thirrje për grevë njëorëshe ditën e enjte, nisur nga situata më e fundit. Në një njoftim zyrtar thuhet:

mjek 3“Z. Kryeministër, dhuna ndaj bluzave të bardha s’ka të sosur. Sot një mjeke u dhunua fizikisht, pjesë e propagandës së ministrit të Shëndetësisë për denigrimin e bluzave të bardha, duke dalë sot edhe në faqen e parë të gazetave.

Ju lutemi, distancohuni nga këto akte, sepse ministri i Shëndetësisë nuk ka të ndalur në krijimin e konflikteve bluza të bardha – pacient dhe familjarë. Me bekimin e kujt vazhdon ky denigrim, propaganda konfliktuale të bluzave të bardha -pacient/familjarë?!

Ju kemi votuar për të na mirëqeverisur, dhe jo dhunuar apo denigruar.

Presim opinionin tuaj publik dhe zyrtar.

Akoma vazhdon të mos mbahet përgjegjësi, as drejtorë, as ministra nuk japin dorëheqje kur me zë dhe figurë ndodhin këto që ndodhin!

Kolegë të QSUT-së, nesër DUHET të bëhet greve 1-orëshe në mbrojtje të koleges së dhunuar fizikisht dhe në mbrojtje të dinjitetit tonë”.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë