Pas dy dekadash, aprovohet ilaçi i ri për alcajmerin

Një trajtim i ri për alcajmerin, i pari pas gati 20 vitesh, është aprovuar nga rregullatorët shëndetësor në SHBA, duke i hapur rrugë përdorimit të tij edhe në vende të tjera të botës.

Medikamenti “Aducanumab” trajton shkakun e fshehtë të alcajmerit, forma më e zakonshme e demencës. Organizatat e bamirësisë e kanë mirëpritur lajmin e një terapie të re për këtë sëmundje. Ndërkohë që disa shkencëtarë janë pak skeptikë mbi efikasitetin e tij.

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, “ka të dhëna të sigurta që ilaçi aducanumab ndihmon në trajtimin e pacientëve me alcajmer”.

Në mars të vitit 2019 u pezulluan eksperimentet me ilaçin tek pacientët, pasi rezultatet tregun se ilaçi, i cili merrej me infuzion njëherë në muaj, nuk ndihmonte në përmirësimin e kujtesës dhe problemeve me shëndetin mendor.

Më vonë, kompania amerikane Biogen analizoi më shumë të dhëna dhe arriti në përfundimin se ilaçi funksionin nëse merret në doza më të larja. Sipas kompanisë, ilaçi ngadalëson edhe rënien konjektive.

Medikamenti Aducanumab shënjestrën amploidin, një proteinë që formon mpiksje jonormale në tru dhe dëmton qelizat, duke shkaktuar demencë, probleme me kujtesën, probleme me të folurin dhe mungesë në përqendrim.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri