Pas shumë vitesh mungesë, mblidhet Komisioni Mjekësor Spitalor në QSUT

komisioni

Pas shumë vitesh mungese dhe mosfunksionimi, Drejtoresha e Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu ka mbledhur “Komisionin Mjekësor Spitalor” (KMS) duke miratuar në parim Rregulloren e funksionimit të këtij Komisioni.

KMS, si një organ funksional këshillimor pranë Drejtorit të Përgjithshëm përbëhet nga 23 anëtarë të zgjedhur, ku çdo shërbim ka përfaqësuesin e vet në raport me numrin e mjekëve që ka.

Anëtarët, 50% e tyre janë Shefa Shërbimesh të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe 50% të zgjedhur nga Shërbimet dhe Administrata.Ndër funksionet këshillimore të këtij komisioni janë ndjekja e strategjisë dhe objektivave mjekësore të Shërbimeve dhe asistenca në përgatitjen e projektit mjekësor të spitalit. Në raport me projektin mjekësor sugjeron prioritetet eventuale që do t’u jepen Shërbimeve, këshillon për programin e investimeve, punimeve dhe pajisjeve të rënda në përputhje me buxhetin e QSUT, politikën e përgjithshme shëndetësore dhe vendimet e Këshillit Administrativ.Mbledhja e QSUT-se 1

KMS këshillon për shpërndarjen e shtretërve, krijimin e njësive të reja funksionale, dokumentacionet e rëndësishme të institucionit dhe sugjeron për problemet etike.

Gjatë kësaj mbledhje Komisioni diskutoi disa cështje si prezantimi i shpenzimeve plan-fakt të burimeve financiare për shërbimet mjekësore QSUT për periudhën Janar-Maj 2014 si dhe ngritja e grupit të punës për planifikimin e nevojave të QSUT-së për vitin 2015 dhe përcaktimin e objektivave afatmesëm për planin buxhetor 3-vjeçar.

Mbledhja e QSUT-se 3 Gjatë takimit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike dhe Planifikimit Financiar prezantoi QSUT në shifra, realizimin e buxhetit në 5-muajt e parë sipas objektivave dhe prioriteteve të përcaktuara.

“Kërkojmë mbështetjen tuaj gjatë gjithë proçesit të planifikimit të nevojave spitalore. Sot do të vendosim mbi ekipin që do të punojë jo vetëm për Projekt-Buxhetin e vitit 2015, por edhe përcaktimin e objektivave strategjik në plan afatmesëm”, tha Manastirliu.

“Po përpiqemi të mendojmë për përmirësimin e cilësisë së mjekimit në tërësi dhe ofrimit të shërbimeve tona duke mbajtur parasysh nevojat. Qasja jonë është jo vetëm menaxheriale, por edhe klinike me një përkushtim të plotë nga Zv/Drejtorët e Përgjithshëm Mjekësorë”.

KMS vijoi diskutimet mbi rëndësinë e planifikimit në kohë nga Shefat e Shërbimeve me asistencën dhe gjithë mbështetjen e nevojshme të administratës spitalore. Rëndësinë e të parit të Shërbimit të Onkologjisë dhe nevojave të këtij Shërbimi në tërësi, duke përfshirë të gjitha proçeset, si ato laboratorike, imazherike e kirurgjikale dhe jo vetëm në drejtimin e citostatikëve.

Çështja e mirëmbajtjes së aparaturave spitalore zuri një vend të rëndësishëm në takim, mirëplanifikimi në periudhë afatgjatë dhe përdorimi i një sistemi pikëzimi që e klasifikon ndër të tjera edhe sipas rëndësisë mirëmbajtjen e pajisjeve biomjekësore.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin