Pas tragjedisë në maternitet, Rama merr në mbrojtje Ilir Beqajn

Edi Rama shfrytëzoi një takim me fermerët e Gruemirës në Shkodër për të vlerësuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe për të mbrojtur tenderat dhe koncesionet e dyshimta në shëndetësi. Ligjërata e tij nuk është rastësore. Ai e mori në mbrojtje Ilir Beqajn vetëm pak orë pasi nga tragjedia që ndodhi në maternitetin Koço Gliozheni.edi_rama_ilir_beqaj_selfie_11281

Ai foli me vlerësim për të dhe investimet e qeverisë në shëndetësi pak pasi familjarët e një nëne 35 vjeçare që vdiq bashkë me fëmijën 9 muajsh në bark, me dëshminë e tyre për peripecitë në dyert e spitaleve dhe maternitetit, hodhën akuza të rënda për sistemin shëndetësor dhe treguan se ato që Rama u tregon shqiptarëve prej 3 vjetësh s’janë gjë tjetër veçse propagandë.

Familjarët e viktimave thanë se me gruan në gjendje të rëndë në krah nuk gjetën mjekë në urgjencën e maternitetit, nuk morën shërbim në QSUT, nuk gjetën zgjidhje në Sanatorium. Kur u përplasën sërish në dyert e maternitetit, nuk kishin oksigjen e barela për të transportuar nënën e dy fëmijëve që po luftonte me vdekjen.

Edi Rama nuk tha asgjë për këtë tragjedi. Nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi se përse nuk funksionon sistemi shëndetësor ku ai ka shpenzua miliarda lekë nga ato të taksapaguesve duke ua dhënë biznesmenëve pranë tij. Kryeministri i Shqipërisë, në të kundërt, zgjodhi atë që di të bëjë më mirë: të injorojë problemet reale që ka vendi dhe të flasë për investime, të mirat e të cilave i shijojnë vetëm ai dhe “vatha” e tij.

Burimi:/Lapsi.al

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja