Pasi fitoi betejën me COVID-19, Dhimitër Kraja rikthehet sërish në shërbim

Pak ditë më parë, mjeku i njohur Dhimitër Kraja la Spitalin Infektiv përt’u rikthyer në banesë pasi kishte rezultuar negativ me testin ndaj koronavirusit teksa për disa ditë ai u ndjek nga mjekët për shkak se u infektua në shërbim.

Kraja u rikthye në punë pavarësisht se tashmë ka dalë në pension ndërsa i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për nevojat e vullnetarëve në frontin e punës në luftën ndaj pandemisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për shëndetin e tij dhe të mjekut Roland Xhaxhi i cili rezultoi po ashtu me koronavirus.

 “Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin